A thua, pse Fishta mohon: “Le ta dijë bota mbarë se unë mbas sodit s’jam shqiptar!”?

Jo se ishte i turpëruar me etninë e vet, por e bëri si reagim pakënaqësie, duke parë servilizmin e shqiptarëve…

E, edhe Noli me pezm të madh shkruan:

“Skllevër, bij skllevërish s’e meritoni, se liri s’doni!”.

Këto irritime, të figurave markante të kombit, ishin si reaksion ndaj të këqijave që ndodhnin në mjedisin shqiptar, në atdheun e tyre.

Shqiptarët historikisht dëmin më të madh ia kanë bërë vetvetes, duke iu referuar thënies së Faik Konicës:

“Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej:

Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët!”.

Dhe, tjetër, ç’të thuhet?

Koincidencë kohe apo jemi të papërmirësueshëm?

Si atëherë, si sot, pikërisht politikanët kanë qenë ata dje e po janë edhe të sotmit që e prishin jetën e popullit, e ndreqin jetën e vet. Gani Dili /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË