Ditë më parë babai i Egzonit, Ramë Kryeziu kërkoi përkrahje financiare nga njerëzit për shërimin e djalit të tij i cili dhjetorin e kaluar u aksidentuar.

Madje ai ishte i gatshëm të shiste dhe veshkën për të siguruar paratë për djalin, ndërsa për muajin shtator ai kishte marrë kredi, pasi shuma për muaj në spitalin ku ai qëndron kap shifrën 30 mijë euro. Ishte hoxhë Elvis Naçi ai i cili ditë më parë u lajmërua dhe tha se me ndihmën e njerëzve do të sigurojë shumën e kërkuar.

Mbrëmë, hoxha ka takuar Ramë Kryeziun për t’i dhënë lajmin se paratë tashmë janë siguruar nga gjithë shqiptarët anë e mbanë.

MUND TË JU PËLQEJNË