Ronela Hajati duket se është femra e preferuar, jo vetëm për reperin S4MM.

Pas deklaratës së S4MM për atë se sa shumë i pëlqen këngëtarja Ronela Hajati, deklaratë kjo që e ka bërë për emisionin ‘SevenBizz’, ai ka marrë edhe një hap tjetër.

Reperi ka postuar një fotografi të Ronelës në Instagramin e tij me komentin ‘Ufff’ dhe shumë zemra e lule, ndërsa ajo që bie në sy është komenti i reperit tjetër Noizy.

Noizy i ka shkruar S4MM-it: “Varrosi do të shkatërrojë”, duke lënë të kuptohet se edhe Varrosi e ka qejf Ronelën.

Këngëtarja tash e sa kohë po flitet se është në lidhje me Young Zerkën, ndërsa duket se nuk ia ka idenë për atë se çfarë po ndodh. As nga Zerka nuk ka pasur ndonjë reagim deri tani./Gazeta Express/

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË