Tashmë e gjithë bota ka kthyer vëmendjen nga virusi COVID-19, që kthyer në kryefjalën e çdo bisede këto ditë.

Duke qenë të sugjeruar të qëndrojnë sa më të izoluar, emrat e njohur nga estrada kanë ndërprerë çdo aktivitet të tyre, përfshirë mbrëmjet muzikore.

Reperi Noizy shfrytëzoi rrjetet sociale për t’iu treguar fansave se po qëndron i izoluar në shtëpi, duke shikuar serialin e famshëm të animuar, “Dragon Ball”.

Teksa publikoi një fotografi nga apartamenti i tij në InstaStory, i njëjti më pas bëri edhe një shkrim ironizues lidhur me situatën e izolimit të krijuar nga coronavirusi.

“Në nëntë muajt e ardhshëm, bota do të ketë një rekord lindjesh”, shkroi Noizy në InstaStory.

Me këtë, ai sikur la të kuptohet se sipas tij, izolimi në shtëpi do i bëjë popullatën të mendojnë më shumë rreth shtimit dhe planifikimit familjar.

MUND TË JU PËLQEJNË