Ditëlindja e 30-të këngëtarit të njohur shqiptar, Ermal Fejzullahut nuk mund të kalonte pa u përfolur e komentuar kaq shumë dhe jo më kot sepse kur në një festë mblidhen kaq shumë njerëz të famshëm është e pamundur të mos kemi interes për ta.

Dhe sigurisht, ata që morën një vëmendje tëmadhe ishin Ledri dhe e dashura e tij Sara.

Kjo ishte hera eparë që Ledri prezantonte kaq ‘publikisht’ të dashurën e tij dhe sytë e veshët tanë ishin tek ajo, pasi nuk mund të injoronim faktin që në festë ishte dhe Dafina, dikur e lidhur me Ledrin.

Gjatë festës Dafina dhe Ledri kanë kënduar së bashku bashkëpunimin e tyre ‘Tonight’.

Mirëpo, reagimi i Sarës teksa Ledri këndonte me Dafinën nuk pritej.

Ajo është larguar nga turma e njerëzve ndërkohë që partneri këndonte mirëpo Ledri nuk e ka ndërprerë performancën dhe ka vazhduar të këndojë me miqtë e tij.

MUND TË JU PËLQEJNË