Ajo është për momentin artisja më e kërkuar në mbarë trojet shqiptare.

Viti 2018 deri tani padyshim që ishte plot befasi dhe suksese për reperen tashmë më të dashur, Tayna, e cila deri sot me vetëm tri këngë, ka “dridhur” estradën, shkruan Kosovarja.

Duke mbledhur rreth vetës mbi 355 mijë ndjekës në Instagram, ajo tashmë e ka dëshmuar talentin e saj në repturë, duke u komentuar jashtëzakonisht shumë në rrjete sociale.

Sot ajo e ka kaluar ditën më ndryshe, duke u përshtatur me karakterin e saj luftarak, Tayna sot shihet teksa e kalon kohën duke gjuajtur me armë.

Këto janë pamjet e publikuara nga ajo. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË