Këtë javë të ftuar në emisionin n’Kosovë Show, është Shyhrete Behluli si dhe një i moshuar nga Hani i Elezit.

Xhevahir Hasanllari, i moshuari nga Hani i Elezit, ka treguar për diturinë e tij. Ai ka kompleksuar moderatorin Shpetim Deskun me përgjigjiet e shpejta dhe të sakta që i ka bërë.

Ky i moshuar ka folur për historinë, gjeografinë, leterësinë, shkencën, show bizin e politikën.

Ai ka treguar kur janë bërë shpikjet e para, kur, ku dhe nga kush janë bërë. Ka treguar se kur dhe ku kanë lindur figurat e njohura historike. Poashtu ai ka folur edhe për sport duke treguar se kush ka fituar më së shumti trofe, e poashtu kush është lojtari më i njohur në botë.

I moshuari i cili ka kompleksuar të pranishmit ka befasuar të gjithë kur ka treguar dhe ka folur për show biz. Ai ka treguar se kush është këngëtarja më e klikuar tani në Kosovë. Poashtu i moshuari nga Hani i Elezit, ka treguar edhe për përmasat që ka këngëtarja Tayna, transmeton Gazeta NewBorn.

Ai ka treguar se sa peshon, sa është e gjatë dhe kur ka lindur reperja Tayna.

Por jo vetëm kaq. Ky i moshuar ka folur edhe për Gjeografinë duke treguar se kush është shteti më i madh në botë, lumi më i gjatë, kryeqyteti më i madh, liqeni më i madh e kështu me radhë.

MUND TË JU PËLQEJNË