Reperja Rina Balaj është në një lidhje dashurie me reperin e njohur SinBoy, me të cilin që pas rikthimit në rrjete sociale ka publikuar fotografi duke mos e mbajtur të fshehtë.

Dyshja kanë nisur të bashkëjetojnë dhe kanë prezantuar familjet me njëra-tjetrën. Në një intervistë për emisionin ‘Mirage’ ato kanë zbuluar se po mendojnë të martohen pasi shikojnë te njëri-tjetrin personin ideal për të kaluar jetën.

Të pyetur për planet e dasmës, Sin Boy ka treguar se mendon të martohen brenda këtij viti. Ndërkohë Rina ka treguar se është shumë gati të hedhë këtë hap në jetën e saj.

“Normalisht, tani martohem…a martohesh me mua?”, i është drejtuar ajo reperit. Ky i fundit është shprehur se pa Muharrem Ahmetin që iu këndon në dasmë jo. “Per kokën e plakës, Muharrem Ahmetin kam për të marrë”, tha ai dhe Rina është pajtuar me mendimin e tij.

MUND TË JU PËLQEJNË