Rina Balaj- reperja që bëri famë për një kohë të shkurtër, duke u shndërruar në personazhin më të përfolur në mediat rozë.

Largimi i saj nga “On Records” dhe mbyllja e faqës së saj të Instagramit bëri bujë të madhe mediatike, duke qenë përditë e përfolur, shkruan “Kosovarja”.

Rina u rikthye me emrin e saj dhe llogarinë e re duke iu premtuar ndjekësve hite.

Ajo është në lidhje dashurie me reperin Sin Boy me të cilin nuk po i ndanë nata as dita.

Qysh nga momenti kur e bënë publike lidhjen e tyre, shihen kudo së bashku dhe shumë të dashuruar.

Kurse sonte ata janë mbledhur me shoqëri për tu argëtuar bashkë. E ndërkohë Rina ka bërë publike një video të shkurtër, ku shfaqet në pishinë me të dashurin./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË