Këngëtarja e njohur e skenës, Mihrije Braha, së fundmi është rikthyer për publikun me këngën “Kollaj”.

Mihrija ka qenë e ftuar në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ku ka folur për këtë projekt dhe shumëçka tjetër për muzikën.

Duke folur për projektin, ajo thotë se për dy orë e gjysmë, videoklipi është përfunduar i tëri sa i përket xhirimit.

“Nuk kam shumë kohë t’i përcjellë artistët e rinj”.

Nga artistët e rinj që televizioni i ka shfaqur në ekran Mihrija asnjërin nga ta nuk ka rritur t’i njoh.

Të fundin që ja kanë prezantuar ishte Rina Balaj, por këngëtarja veterane nuk e kishte as idenë kush ishte.

Kur moderatorja i tregon se ishte Rina Balaj, Mihrija është përgjigjur:

“A nuk pate punë tjetër po të më shfaqësh bash këto të rejat që asnjë këngë ende nuk e kanë incizuar”, deklaroi duke qeshur Mihrije Braha.

Autorja e shumë hiteve, thotë se nuk do të ngutet me projekte të reja pasi dëshiron që kënga e re të promovohet një kohë.

 

MUND TË JU PËLQEJNË