Leonora Jakupi është këngëtarja e adhuruar e publikut shqiptarë.

Ajo e ka ruajtur me fanatizëm këtë vend në zemrat e njerëzve, duke kultivuar gjithmonë muzikë të dëgjueshme përmes zërit të saj te mrekullueshëm, shkruan “Kosovarja”.

Leonora përherë është dalluar për stilin e veshjes, karakterin e saj dhe unikatitetin që e ka shfaqur përmes paraqitjeve publike.

Sa i përket familjes, nuk është që i ka afirmuar shpesh por që publiku i njeh nënën, motrën e vëllaun e këngëtares.

E festën e Vitit të Ri Leonora vendosi ta festoj afër personave të zemres, vëllaut e motrës.

Ajo qëndroi në kryeqytetin e bukur të Hungarisë nga ku postoi foto e video të ndryshme.

Së fundi ndanë një imazh të këndshëm me vëllaun Adnanin e motrën Blertën ku po qëndrojnë bashkë.

Ndryshe vëllau i Leonorës punon në Ambasadën e Kosovës në Hungari./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË