Dona solli projektin “As anej as knej”.

Vajza e këngëtares së mirënjohur, Afërdita Demakut sapo publikoi projektin e radhës.

Dona Janova publikoi këngën e tretë solo, të titulluar “As anej as knej”.

Tekstin e këngës e ka shkruar Ghulo, muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Valter Beqo, ndërsa për videoklipin është përkujdesur Amia Studio.

Dona gjatë festave të fundvitit ka kënduar në potpuri të ndryshme, ndërsa projekti paraprak i këngëtares është “Gurbeti nuk na ndan”, të cilin e ka në bashkëpunim me nënën e saj, Afërdita Demakun.

Afërdita Demaku dje publikoi projektin “Shume po gezohna erdh Bajrami”, e cila deri tani në kanalin Youtube ka 286 mijë e 683 klikime./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË