Modelja e njohur Oriola Marashi është kapur me një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis.

Burimet bëjnë me dije se modelja është kapur gjatë kontrolleve rutinë të policisë në orët e vona të natës.

Ajo ka qenë me disa persona të tjerë në makinë dhe gjatë kontrollit policia i ka gjetur dy qese të vogla me kanabis.

Marashi ka deklaruar para policëve se është përdoruese e lëndës narkotike dhe dy qeset ishin të sajat.

Burimet thanë se nisur nga fakti së bëhej fjalë për një sasi të vogël, por edhe se ishte për përdorim vetjak, policia nuk ia ka referuar çështjen prokurorisë.

MUND TË JU PËLQEJNË