Në një video shihet se si një edukatore e kopshtit privat “Cambridge Kids”, në Prishtinë, po ushtron dhunë ndaj një fëmije.

Madje në praninë e këtij terrori është edhe një tjetër femër e personelit.

E në lidhje me këtë, ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare edhe kopshti në fjalë.

Të njëjtit thonë se kanë përjashtuar nga puna edukatoren, ndërsa i kanë kërkuar falje prindit.Por, ky s’ishte rasti i parë ku fëmijët po keqtrajtohen, në këtë kopsht ku një muaj është 250 euro.

Tashmë është publikuar edhe një video tjetër ku shihet edukatorja (nuk dihet nëse është e njëjta) duke ushtruar dhunë ndaj një djali të vogël.Kjo video po qarkullon në rrjete sociale, derisa po merr edhe reagime të shumta.

MUND TË JU PËLQEJNË