Oriola Marashi është padyshim një ndër modelet më të komentuara në vend. E teksa ka bërë me dije se tanimë do të sfilojë për brandin e njohur botëror “Guess”, Oriola ka përftuar akoma edhe më shumë vëmendje mediatike.

Të qenurit në dijeni të situatës, ajo nuk resht së postuari fotografi provokative. E megjithatë, Oriola ka postuar së fundmi në “Instagram” një fotografi ndryshe; pa makiazh dhe e pakrehur. Me ç’kuptohet, modelja ka dashur t’u tregojë ndjekësve bukurinë e saj natyrale./gazetametro/

MUND TË JU PËLQEJNË