Përbërësit

400 gr Nutella

500 gr krem djath

100 gr lajthi

250 gr biskota Petit Beurre

75 gr gjalpë të zbutur

60 gr sheqer pluhur

Udhëzimet

Hapi 1 
Lajthitë pritini në copa më të imëta.

Hapi 2 

Biskotat bluajini në blender e përziejini bashkë me gjalpën të mbajtur në temperaturë dhome. Shtojani edhe një lugë Nutella.

Hapi 3 

Pastaj shtoni edhe lajthitë e përziejini mirë të gjitha.

Hapi 4 

Këtë masë vendoseni në kallëp torteje dhe lëreni të ftohet në frigorifer.

Hapi 5 

Krem djathin miksojeni bashkë me sheqerin pluhur dhe shtojani pjesën e mbetur të nutellës. Miksoni derisa të fitoni një masë homogjene.

Hapi 6

Këtë masë shtrojeni mbi biskotat e bluara dhe sipër saj hidhni lajthitë.

Hapi 7

Lëreni të qëndrojë në frigorifer derisa të forcohet mirë.

Hapi 8 

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË