Morena Taraku është nga ato personazhet publike që ka më së shumti ndikim në audiencën shqiptare.

Vajzë e shumë epiteteve që e kanë bërë më të njohur e më të afirmuar në publik, dhe shpesh herë të pazëvendësueshme, shkruan Kosovarja.

Morena para vetes numëron me mijëra adhurues e përkrahës, ku për secilën paraqitje të saj dëgjohen duartrokitje e mirëpritje për të.

Nuk ka shumë ditë që ka sjellë projektin më të ri “Missed Calls”, ku dhe këtë herë ka goditur e ka arritur të dhezë, e që pëlqimet dhe klikimet e kanë dëshmuar më së miri këtë.

Kur flasim për jetë profesionale të saj ka çfarë të shkruhet e të thuhet për të, pa lënë anash asnjëherë jetën private të saj.

Kjo sepse asnjëherë nuk ka hezituar të tregojë ndonjë detaj për të, por dhe për familjarët, duke zbuluar pak nga pak fytyrat e tyre.

Këtë herë iu njohim me vëllaun dhe kunatën e saj, të cilët përbëjnë çiftin më të bukur dhe më tërheqës në showbiz. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË