Sa më shumë që po ofrohet formimi i qeverisë së re, aq më të zëshme po bëhen superfuqitë me pjesëmarrje aktive në zgjidhjen e nyjës politike Kosovë-Serbi, shkruan “Kosovarja”.

Qe folur se presidenti amerikan, Donald Tramp, i kishte premtuar presidentit të Serbisë, Vuçiçit, 15 miliardë dollarë dhe avionë të avancuar luftarakë për një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Tash të dërguarit e presidentit amerikan kanë sjell premtimin e kreut të shtetit amerikan për investim të mirë ekonomik në Serbi, në këmbim të njohjes së Kosovës.

Tramp ka premtuar hapje të kompanive më prestigjioze amerikane në Serbi, vetëm e vetëm që kjo ta njohë Kosovën si shtet, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e që do sillte paqe në Ballkan.

Mediet më të rëndësishme në Serbi dhe Evropë kanë shpalosur, gjithashtu, detaje të premtimit të Angela Merkelit për hapje të “Wolksvagenit” në Serbi, nëse Serbia do e njihte pavarësinë e Kosovës.

Moska zyrtare këto ditë ka shprehur përmes ambasadorit rus në Beograd, Aleksandër Karashenko, se Rusia do të përfshihej në dialogun Kosovë-Serbi nëse Beogradi i bën ftesë Rusisë për pjesëmarrje në dialog.

Madje, Rusia ka shkuar edhe më larg, duke shprehur gatishmërinë që edhe shtetet e tjera të fuqishme të marrin pjesë në arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sidoqoftë, lidhur me zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi është vënë në lëvizje e gjithë diplomacia e superfuqive dhe kjo jep të kuptohet se diçka duhet të ndodhë në Ballkan.

Problemi i vetëm është çka tutje nëse nuk pranon Beogradi marrëveshje, por ndarje të Kosovës, që e pranoi edhe Vuçiçi para pak ditësh, kur tha se Serbia nuk do e njohë Kosovën në kufijtë aktualë të pavarësisë së saj.

Megjithatë, vazhdimi i një ngërçi të ri politik në Kosovë, rrezikon paqen në Ballkan dhe është thirrje për luftë të re.

E, thirrja për luftë të re do të thoshte rrezikim i sigurisë globale, e që mund ta shpërthejë një luftë të tretë botërore dhe një konflikt pa rrugëdalje. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË