Sot janë bërë 14 ditë nga momenti kur janë lajmëruar dy rastet e para me Covid-19 në Kosovë.
Nga ajo ditë deri sot janë prekur hiç më pak se 86 persona me Koronavirus.
Si pasojë e tij edhe një person ka vdekur.
Kujtojmë se nga ajo ditë shteti ka marrë masa të shtuar për parandalimin e përhapjes së Covid-19.