Ndonëse Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, qëndroi në qeli për tre vite e gjysmë, bashkëshortja e tij Rezarta Shkurta e ka mbështetur gjithmonë.

Kjo e fundit është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here nuk mungon të bëjë edhe dedikime drejtuar bashkëshortit.

Pak orë më parë, Rezarta ka publikuar në Instagram një dhuratë vërtetë special që ka marrë nga Ermali.

Ai i ka bërë një kornizë me zërin e tij duke i thënë këngëtares ‘Të Dua’, ndërkohë në sfond dëgjohet kënga ‘Duamë’ e Albanit dhe Miriamit.

‘As në ëndrrat më të bukura të adoleshencës nuk mendoja për princin e kaltër. Nuk e kisha imagjinuar se një ditë do të kisha dikë që do të kujdesej çdo ditë ta bënte speciale. Je dashuria, je miku, je babai më i mirë në botë. Je përtej çdo ëndrre. Të Dua’, shkruan Rezarta.

MUND TË JU PËLQEJNË