Lori është këngëtare e pa perënduar, me hite dhe paraqitje që pëlqehen shumë nga publiku. Lori ka krijuar identitetin e saj artistik dhe, gjithashtu, një standard të ri të lukut modern, të veçantë dhe me shumë shije.

Të pathënat e Lorit, vetëm në “Boom”.

* A e dini se babai i këngëtares Lori ishte marrë një kohë me muzikë dhe i binte harmonikës kur ka qenë i ri?

* Babai i saj ishte oficer, ndërsa nëna e Lorit është marrë edhe ajo me muzikë me një grup të valltarëve në rrethin e Korçës.

* Fillimet e saj si këngëtare i pat në moshë shumë të re. Që në moshën 5 vjeçare merr pjesë në festivalin e fëmijëve në qytetin e Korçës, ku nderohet me çmimin e parë me këngën “Tring zilja”.

* Më pas, nis shkollën fillore dhe të mesme të muzikës për flaut në Korçë.

* Lori është prezantuar në Festivalin “Këngët e Stinës 96”, në festivalin e këngës popullore në RTVSH, live, me orkestrën e madhe të Radiotelevizionit Shqiptar, ku edhe është vlerësuar me çmimin e tretë.

* Lori (Loreta) ishte pjesëmarrëse edhe në konkurse poezish.

* Vajza me sy të ndritshëm merrej edhe me gjimnastikë dhe volejboll, të cilat vazhdojnë të mbetën hobi për të.

* Lori ka ndjekur një universitet 2 vjeçar për mjekësi, por gjithmonë dëshira për të qenë më afër njerëzve me zërin e saj nuk rreshti kurrë tek ajo dhe për këtë Lori vendosi ta vazhdoj rrugën e vështirë, por të bukur të artit.

* Ajo tha se mjekësinë nuk e ka dashur si profesion, por e ka kryer hatri i prindërve, teksa e ka kuptuar se është shumë e ndjeshme për t’u marrë me këtë profesion, në momentin e kur ka kryer praktikën.

* Lori thotë: “Të jesh artiste duhet të lindësh e tillë, e të bëhesh një artiste e mirë, duhet një punë shumë e madhe”.

* “Fillimisht erdha në Kosovë për të lansuar një nga albumet e mia. Por, menjëherë pas lansimit, filluan kërkesat për koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore live në gjithë Kosovën. Gjithashtu, kontraktova dhe një turne me koncerte në diasporë. Pra, fillova të lidhem ngushtë me Kosovën dhe diasporën dhe me pëlqeu jeta këtu, sepse fillova të krijoj shoqërinë time dhe miq të shumtë, të cilët më konsiderojnë si pjesë të familjes së tyre”.

* Të gjithë e kanë kureshtjen për jetën private të Lorit, por ajo është këngëtarja më hermetike në këtë aspekt.

Për fund: Për të gjithë ata që e dëgjojnë duke kënduar live, e shohin në videoklipe ose në intervista, Lori paraqet shembullin e një artiste të mrekullueshme. Ajo, po ashtu, është një zonjushë e vërtetë e skenës muzikore shqiptare.N./Kosovarja/


MUND TË JU PËLQEJNË