Ka kohë të gjatë që kur u aludua një lidhje e mundshme mes reperes Filloreta Kaçi apo e njohur ndryshe si Fifi dhe këngëtarit dhe kantautorit shqiptar Flori Mumajesit.

Pas shumë spekulimeve e dyshimeve, dita-ditës vetë protagonistët në intervistat e tyre apo në edicionet ku ishin pjesëmarrës ishin ata që ngacmoheshin me njëri-tjetrin për të na bërë më shumë konfuz, shkruan “Kosovarja”.

Për ti hedh barut më shumë zjarrit ka edhe foto dhe mesazhe që qarkullojnë si me qëllim për të konfirmuar lidhjen e tyre.

E ngjashme është edhe kjo foto e fundit, madje mbishkrimi na lë edhe më shumë për të deshifruar dashurinë e mundshme të tyre.

Por, a thua vallë janë në dijeni ‘çifti’ i përfolur për këto gjëra në emër të tyre?./ Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË