Këngëtarja me zë të mrekullueshëm, Hikmete Ahmetaj, ndonëse nuk është emër i ekspozuar mediatikisht, është ndër ato këngëtare që ka prekur shumë skena festivalesh që në moshë fare të re, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja e zhvillon karrieren muzikore pa shume zhurmë e dëshirë të pa përmbajtshme për ekspozim.

Këngëtarja nga Gjakova që dikur këndonte në festivale si “Nota Fest”, “Top Fest”, “Kosovarja” këndon, e të tjerë, sot është e pranishme në tregun e dasmave, ku e dëshmon fuqishëm potencen vokale në interpretimin live të muzikës popullore.

Pak kohë më parë, Hikmete Ahmetaj e ka humbur në moshë të re të ëmën. Kjo ngjarje e ka lënë thellësisht të pikëlluar këngëtaren e njohur, e cila ka realizuar një këngë në verzionin“cover” që i dedikohet të ëmës.

Ajo, si pak këngëtare, në këtë incizim shfaqet pa grim dhe lë mbresa të fuqishme me interpetimin profesional dhe të ndjeshëm.

Ju ftojmë ta dëgjoni në linkun që e gjeni më poshtë.

MUND TË JU PËLQEJNË