Prej më shumë se një viti është përfolur në media se Flori Mumajesi dhe Kejsi Tola janë në një lidhje.

Thashethemet filluan pas afrimitetit të tyre në “Kënga Magjike” dhe gjestet romantike të Florit për Kejsin.Postimet e Florit me Kejsin, ku nuk mungonin zemrat, i shtuan edhe më shumë thashethemet.

Por cila është e vërteta e kësaj lidhjeje kaq të përfolur?

E pyetur nga Dojna Mema në intervistën e dhënë sot për “Pop Culture”, Kejsi u shpreh: “Flor Mumajesi më ka dhuruar dy këngë që unë i dua shumë, ‘U rritëm’ ka qenë e para dhe pastaj ‘Më ke mua’ që unë e kam thënë që është kënga e jetës sime sepse teksti dhe çdo gjë ishte shumë për mua por dhe për të gjithë ne.

Është një këngë që na përfshin të gjithëve. Është një profesionist shumë i mirë edhe kaq mund të them për marrëdhënien me Florin dhe unë vërtet e kam shumë xhan”.

MUND TË JU PËLQEJNË