Enca këtë herë është ‘kopjuar’ nga një nga idolët e saj.
Enca e ka vërejtur një detaj në videoklipin më të ri të Nicki Minaj, në këngën e saj me Little Mix, Woman like me, shkruan Gazeta Express.

Aty Nicki shihet si një pikturë, ndërsa Enca është shfaqur në të njëjtën mënyrë pak kohë më parë në videoklipin me Don Phenom, Kujt po i han.

Enca ka treguar këtë gjë me anë të disa postimeve në storiet e saj, ndërsa ka krahasuar veten me Nickin, ku ka thënë se ‘mendjet e njëjta mendojnë njëjtë’.

Gjithashtu, këngëtarja ka thënë: “Kur të bëhem e famshme në gjithë botën, ju do të thoni ‘Enca gjithmonë ishte një hap para’”./Gazeta Express

MUND TË JU PËLQEJNË