Reperi Majk është përfshirë në një aksident trafiku.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë dhe ishin të përfshira dy vetura, shkruan lajmi.net

Sipas dëshmitarëve të vendit të ngjarjes, reperi kosovar, Kastriot Rexha i njohur si ‘Majki’ është aksidentuar me veturën e tij të tipit ‘Porsche’.

Lajmi.net menjëherë pas lajmit ka kontaktuar me reperin i cili e ka konfirmuar një gjë të tillë dhe tha se gjendja e tij është shumë e mirë.

”Mirë mirë jom une, aksident i vogël u kon.Pa lëndime kshtu” tha ai.

MUND TË JU PËLQEJNË