Ishin ndër çiftet më të dashura për publikun.

Pas disa mosmarrëveshjeve Majk dhe Majlinda i dhanë fund lidhjes së tyre, po që mbeten nën kontakt gjithmonë, për shkak të djalit të tyre Roanit, shkruan Kosovarja.

Për djalin përkujdeset vet Majlinda por që rrallëherë shihet edhe nën shoqërinë e babait i cili ndan imazhe e video të ndryshme me të birin.

Sigurisht që të jesh prind është bekimi më i madh në jetë, e këtë kënaqësi janë duke përjetuar edhe Majku e Majlinda.

Mbrëmë reperi lansoj një këngë të titulluar : “sytë mu kanë qorru më tpa” e cila po dëgjohet e po pëlqehët shumë nga fansat e tij.

Edhe Majlinda duket se është një “fanse” e tij, ku ky i fundit ndau një video në Instagram në të cilën janë ajo bashkë me djalin duke e shijuar muzikën e tij më të re.

Ajo çka mori vëmendje ishte mbishkrimi i videos më të cilin kishte shkruar : “Syte mu kane qorru met pa , my favorite video” duke e etiketuar Majlindën dhe Roanin.

Kjo, mbase vlen për ndonjë ribashkim mes çiftit?! /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË