E kanë nisur muzikën e tyre thuajse në të njëjtën periudhë, e që të tre kanë qenë “melhem” për dhimbjet e shqiptarëve në kohën para dhe gjatë luftës, shkruan Kosovarja

Është fjala për Shyhrete Behlulin, Shkurte Fejzën dhe Mahmut Feratin. Këta, të tre, janë këngëtarë të njohur dhe të pëlqyer gjithandej.

Këngët e tyre janë pëlqyer shumë nga publiku dhe shpesh kanë qenë edhe motiv për jetën, atëherë kur shqiptarëve u pat humbur shpresa për jetesë.

Dhe, pavarësisht kësaj, për të tre është folur shumë, si për kontributin dhe sukseset e tyre në skenën e muzikës, aq edhe për jetën e tyre private.

E, mes vlerave është thënë se këngëtarët më nuk i kanë raportet ndërmjet veti si dikur…

As këtë herë, në fund të këtij viti, tek edhe bëhen xhirime e realizime të programe festive për Vitin e Ri, këta të tre nuk do i shohim bashkë, ashtu siç i shihnim dikur, e i dëgjonim bashkë në putpuri këngësh të bukura me muzikë të mirëfilltë shqipe…

E, pse?

Mëkat apo jo? /Kosovarja/

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË