Sot në Kosovë do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Do të ketë ulje të lehta të temperaturave për shkak të erërave veriore dhe verilindore të cilat do ti shkaktojë një front i dobët i ftohtë ajror. Fronti do të jetë i thatë.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Do të jetë mot i ngjashëm sikurse sot.

Mot i ngjashëm na pret edhe ditëve të ardhshme me ngritje të sërishme graduale të temperaturave.

Përkeqësim i mjaft domethënës i motit pritet në fundjavë, gjegjësisht ditën e diel, kur mbi rajonin tonë do të depërtojnë masa mjaft të ftohta ajrore nga Evropa lindore dhe verilindore. Priten edhe reshje dëbore, erëra mjaft të ftohta veriore dhe verilindore si në viset kodrinore-malore po ashtu edhe nëpër ultësira./Meteoballkan

MUND TË JU PËLQEJNË