Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 17 gradë Celsius.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot stabil, me diell dhe i nxehtë.

Mot me diell, stabil dhe i këndshëm në tërë rajonin tonë do të mbajë edhe të premten dhe të shtunën me ngritje të mëtutjeshme të temperaturave.

Të dielën do të kemi depërtimin e masës së fuqishme ajrore me origjinë polare nga verilindja e Kontinentit evropian. Do të ketë ulje të mëdha të temperaturave, erëra të ftohta veriore dhe verilindore si dhe mundësi edhe për reshje dëbore. Ulja drastike e temperaturave tashmë është pothuajse fakt i kryer, por mbetet ende “mister” sasia e reshjeve të dëbores./Meteoballkan

MUND TË JU PËLQEJNË