SOt në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta kalimtare. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mundësi për ngrica. Temperaturat minimale do të luhaten nga 0 deri në -3 gradë Celsius, kurse ato maksimale gjatë ditës do të sillen nga 9 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi sot pas një mëngjesi mjaft të ftohtë, gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta kalimtare.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit përpos që do të kemi stabilizim të mëtutjeshëm të kushteve të motit si dhe ngritje graduale progresive të temperaturave sepse do të jemi nën ndikimin e masave relativisht të ngrohta dhe të thata ajrore nga Mesdheu dhe Evropa./Meteoballkan

MUND TË JU PËLQEJNË