Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka bërë të ditur se çifti nga Gjermania i infektuar me koronavirus, që disa ditë ka qëndruar në Gjakovë.

Kolaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pasur kontakt me çiftin në fjalë që të vet-izolohen derisa t’u bëhen analizat për të vërtetuar nëse janë të infektuar apo jo.

“Sot në Komunën e Gjakovës është njoftuar zyrtarisht se dy qytetarë (një çift) janë të prekur nga koronavirusi. Tashmë edhe Gjakova hyn në mesin e komunave që janë të prekura nga kjo pandemi. Çifti në fjalë nuk i është drejtuar fillimisht Qendrës së Mjekësisë Familjare, por si duket ata kanë shkuar drejtpërdrejt në Institutin e Shëndetit Publik dhe atje kanë bërë analizat”, tha ai pwr Klan Kosovwn.

“Sipas informatave që kemi, dy personat kanë qëndruar që disa ditë në Gjakovë – ata jetojnë në Gjermani – kemi informata që janë takuar me njerëz të ndryshëm”.

“Me këtë rast, ju bëjmë thirrje atyre që janë takuar me çiftin e identifikuar me koronavirus, që të vet-izolohen deri sa të shkojnë ekipet kompetente dhe t’i ndërmarrin analizat”.

“Ne jemi gjatë tërë kohës në kontakt me kryetarin e komunës dhe nesër në mëngjes do të kemi takime dhe do të ndërmarrim masa të tjera”, theksoi ai.

MUND TË JU PËLQEJNË