Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe mjaft i këndshëm. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 20 gradë Celsius.

Edhe në Shqipëri dhe rajon sot do të mbajë mot me diell dhe mjaft i këndshëm me temperatura maksimale pak mbi 20 gradë Celsius.

Të shtunën në tërë rajonin tonë do të kemi mot të vërtetë pranveror me ngritje të mëtutjeshme të temperaturave, mirëpo në disa rajone do të ketë fuqizim gradual të erërave jugore dhe kjo do të jetë një shenjë e ndryshimit të motit që pritet nga e diela.

Të dielën në Kosovë do të ketë ndryshim të motit. Pritet të kemi shtim të vranësirave, fuqizim gradual të erërave veriore të cilat do të kushtëzojnë ulje të temperaturave si edhe reshje dëbore pasdite vonë apo në mbrëmje në shumë rajone.

Përkeqësim i motit të dielën vonë pritet edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Fillimisht priten reshje shiu dhe rrebeshe shiu, ndërsa me uljen e temperaturave do të fillojnë edhe reshjet e dëborës në shumë pjesë të Shqipërisë kontinentale dhe Maqedoninë e veriut ku priten reshje të dendura bore. Ndërkohë që Rumania, Bullgaria dhe Greqia veriore do të paralizohen nga reshjet e fuqishme të dëborës.

Të hënën dhe të martën na pret mot i vërtetë dimëror, me erëra të ftohta veriore dhe vende-vende dhe herë pas here me reshje bore./Meteoballkan

MUND TË JU PËLQEJNË