Nesër në Kosovë do të mbajë mot i vërtetë pranveror, me rreze të shumta diellore dhe ngritje të temperaturave. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mundësi për ngrica të dobëta në disa rajone kurse temperaturat maksimale do të sillen nga 15 deri në 18 gradë Celsius në nivel vendi.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Të mërkurën dhe të enjtën do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me diell në tërë rajonin tonë, por do të ketë ulje të lehta të temperaturave, kurse nga e premta do të kemi përsëri ngritje të temperaturave të cilat mund të arrijnë deri në 20 – 22 gradë Celsius.

Nga e diela sipas ecurive aktuale sinoptike do të kemi një depërtim të masave ajrore të ftohta me origjinë polare./Meteoballkan

MUND TË JU PËLQEJNË