Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe më i ftohtë, me erëra veriore dhe verilindore të cilat do të shkaktojnë ulje graduale të temperaturave. Në mbrëmje do të fillojnë reshjet e shiut të cilat shumë shpejt do të shndërrohen në reshje bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu pasdite dhe në mbrëmje. Reshjet më intensive priten në juglindje të Shqipërisë. Në orët e natës do të fillojnë reshje dëbore në Shqipërinë veriore, verilindore, lindore dhe juglindore si dhe lokalisht edhe në vise tjera.

Të hënën dhe të martën do të kemi mot dimëror sidomos në viset tona kontinentale. Herë pas here dhe vende-vende do të kemi reshje bore. Reshje pak më intensive bore priten në juglindje dhe lindje të Kosovës, pjesë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa reshje mjaft të dendura bore priten në Luginën e Preshevës ose Kosovën Lindore. Në disa pjesë në perëndim, veriperëndim dhe qendër të Kosovës reshjet do të jenë mjaft të dobëta.

Edhe ditëve të ardhshme do të kemi mot të vranët me reshje të herëpashershme shiu, shqote dhe bore, por me ngritje graduale të temperaturave./Meteoballkan

MUND TË JU PËLQEJNË