Këngëtarja Morena Taraku dje lansoi projektin e saj me të ri ‘Swag’.

Ajo e publikoi me videoklip ku u shfaq tejet joshëse dhe provokuese, po ashtu reklamoi pasurinë e saj dhe jetën luksoze. Në njërën nga skenat e klipit mund të shohim se ajo shkel mbi para.

Kur e shohim videoklipin mund ta kemi vëmendjen te dukja e Morenës, por nëse e degjojmë mirë tekstin atëherë mund të na bie në mend se një pjesë të tij e kemi dëgjuar vite më parë.

E po, Morena e paska gjetur vetën te teksti i Dafina Zeqirit në këngën ‘Time Out’. Në një pjesë të videoklipit Dafina këndon, ‘Dafinën knej unë Dafinën anej’, këtë pjesë e përserit disa herë në këngë.

Kurse te Morena këtë pjesë mund ta dëgjojmë në fillim të këngës ‘Morena knej, Morena anej’, janë fjalët që ajo i përmend në tekst.

Degjojeni këngën e Dafinës nga minuta e 2:33 deri te 2:40, ndërsa këngën e re te Morenës nga sekonda e parë dhe shihni vetë/Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË