Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku jo rrallë herë është gjendur në krye të listës së thashethemeve.

E shkas për këto thashetheme kanë qenë lidhjet e saja të përfolura, jeta luksoze si dhe shpesh linjat trupore, shkruan “Kosovarja”.

Morena ka qenë çdo herë e afërt me publikun e saj, në intervistat e saja ka treguar mjaft për jetën e saj private.

Ajo ka treguar se sa e vështirë është të rritesh pa nënën, por në të njëjtën kohë edhe si është ta kesh babain krah të djathtë.

Morena çdo herë ka folur me dashuri dhe respekt për babain e saj, i cili po ashtu është i njohur për shkrimet e tij të bukura.

Andaj, Morena ato që babi i saj i bën për të shpesh mundohet ti përmbledh mes rreshtave e ti shpalos në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.

Lexojeni se sa bukur e ka shkruan dedikim e saj të radhës:

MUND TË JU PËLQEJNË