Meghan Markle ka shkëputur kontaktet me familjen e saj.

Pas martesës me Princin Harry, Meghan Markle ka shkëputur çdo kontakt me familjen e saj.

Samantha dhe Thomas dalin shpesh në deklarata shokuese ku tregojnë se marrëdhënia me Meghan nuk është aspak e mirë dhe se dukesha nuk ka ndërmend të afrohet me ta.

Ditën e djeshme Meghan në një deklaratë për “Daily Mail” tha se babai i saj kishte shpresuar se pasi të bëhej nënë, ajo do të afrohej me të.

Gjë, e cila siç duket nuk ka për të ndodhur kurrë. Burimet mbretërore kanë pohuar se si Meghan ashtu edhe bashkëshorti i saj nuk kanë ndërmend ta lejojnë djalin e tyre, Archie të takohet me gjyshin e tij.

MUND TË JU PËLQEJNË