Këngëtarja e njohur gjakovare Yllka Kuqi është shndërruar në yllin më të ndjekur në kohën e fundit.

Këngë, hite, performanca të veçanta e paraqitje të mahnitshme janë vetëm disa nga këto që e kanë bërë më të përfolurën tani për tani, shkruan Kosovarja.

Sa është aktive me projekte të reja, aq më aktive ka qenë dhe vazhdon të jetë në mbrëmje e dasma familjare.

Jo më kot e zgjedhin Yllkën, sepse jo vetëm që këndon bukur por ngado që merr pjesë kujdeset për një mbrëmje më të gjallë dhe më me atmosferë.

E përveç muzikës, adhuruesit e saj po e duan dhe po e kërkojnë edhe për shkak të pamjes dhe veshjeve që ajo zgjedh në secilin vend që shkon.

Kryesisht me atë që e shohim të veshur janë fustanet, që i ndërron çdo ditë, por me shumë shije e stil.

Përderisa ia ka arritur gjithmonë të rezultojë e pëlqyer edhe për këtë, nuk kishte si të dështojë edhe këtë radhë me pamjen e saj.

Me fustan të kuq e me një grim paksa të rënduar, Yllka po që i dha dritë faqes së saj.

E, ju që do ta shikoni, keni kujdes sepse me një të shikuar nuk mund të përfundoni. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË