Këngëtarja gjakovare Yllka Kuqi karakterizohet me zërin e saj të mrekullueshëm përmes së cilit sjellë hite të njëpasnjëshme.

Publiku i ka përzemër projektet e saj, sidomos baladat që dëgjohen shumë, shkruan “Kosovarja”.

Yllka është ndër femrat më me stil të estradës e cila përherë sjellë uniken në veshjet e saj.

Sa i përket jetës private, Yllka ka disa vite që është martuar dhe vazhdimisht shfaqet pranë bashkëshortit e lumtur.

Ata së fundi janë bekuar me një lajm të mrekullueshëm që do bëhen prindër për herë të parë.

Është edhe hera e parë poashtu që këtë gjë e bëjnë publike, megjithëse kishte thashetheme edhe më parë.

Yllka zgjodhi Shën Valentinin dhe një foto të mrekullueshmë që ta bëj publike lajmin për shtatëzëninë e saj.

Me një fustan transparent ajo shfaqë barkun e rrumbullakosur pranë së cilit është bashkëshorti duke e përqafuar./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË