Meghan Markle mund të përballet me babain për herë të parë në katër vite – në një gjykatë britanike.

Dje, Thomas Markle deklaroi se u ndje i detyruar të botonte letrën private që i dërgoi e bija, Dukesha e Sussex, letër e cila është në qendër të një beteje ligjore.Burime pranë tij thonë se ai është gati të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur veten.

“Është tragjike që Tom s’ishte i pranishëm në dasmën e Meghan dhe se hera e parë që do të haset me familjen mbretërore do të jetë në një gjykatë,” shprehet një burim.

“Tom do të mbrojë veprimin e tij dhe do të tregojë synimin që kishte. Kërkon me ngulm të justifikohet.”

Drejtori i fotografisë, tashmë i dalë në pension, nuk mundi të shoqëronte të bijën drejt altarit pasi pësoi një atak kardiak.

Ai dhe Meghan s’janë takuar që prej 2015-s.Harry dhe Meghan po padisin Mail on Sunday për publikimin e letrës personale.

MUND TË JU PËLQEJNË