Angelina Jolie ka rrëfyer se si e humbi veten derisa po i vinte fundi marrëdhënies së saj me Brad Pitt.

Jolie paraqiti kërkesat për divorc nga aktori në shtator të 2016-ës, pas dy vitesh martesë dhe 12 vitesh së bashku, transmeton rtv21.tv.

“Nuk po e njohja më veten time“, tha ajo në një intervistë. Gjatë ndarjes, 44-vjeçarja tha se ndihej pothuajse e parëndësishme dhe se nuk ishte e dukshme për të tjerët.

“Ndjeja një trishtim të thellë. Isha e lënduar“, shtoi aktorja. Gjithashtu edhe Brad Pitt foli hapur për divorcin e tyre pak ditë më parë në një intervistë për New York Times.

55-vjeçari zbuloi se kërkoi ndihmë nga qendrat  pasi Jolie bëri kërkesën për divorc.

“Hoqa dorë nga pirja.”, tha ai. Aktori rrëfeu se para ndarjes ai pinte alkool dhe marihuanë.

MUND TË JU PËLQEJNË