Seldi dhe Mimoza Shkodra mund të themi se janë njëri ndër çiftet me të komentuara në media rozë, shkruan GazetaBlic.

Ka kohë që u fol për ndarjen e tyre, mirëpo deri para disa ditëve asnjëri nuk e kishte komentuar ndarjen si të vërtetë.

Por Seldi në emisionin ‘Dance with me‘ te Alketa Vejsiut tha se është ndarë nga Mimoza, dhe se i uron gjithë të mirat asaj dhe familjes.

Mimoza është ajo e cila po hesht vazhdimisht, dhe nuk po paraqitet në media duke mos dhenë asnjë deklaratë lidhur me çështjen.Pse u ndanë çifti dhe pse nuk treguan për ndarjen siç treguan për fejesën?

‘Ata kanë zgjedhur të mos flasin, sepse duan të lënë të qetë familjen. Më shumë sesa për veten, nga komunikimi me Seldin mësova se ai dhe Mimoza donin të mbronin familjen.

Për këtë arsye, Mimoza ka zgjedhur të mos reagojë.’- ka thënë gazetari Olti Curri në emisionin e Pasdites me Rudina Magjistarin në TV Klan, ku po ashtu theksoi se ishte distanca ajo që shkaktoi ndarjen e tyre.

MUND TË JU PËLQEJNË