Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Blero vlerësohet si njëra ndër femrat më të bukura shqiptare.

Modelja e këndshme Afrona Dika njihet për sharmin dhe elegancën që e shfaq në paraqitjet e saj, shkruan “Kosovarja”.

Ajo është në hap me modën dhe gjithmonë vjen me shumë stil. Afrona njihet edhe për ekstravagancën edhe për thjeshtësinë.

Në të dyja rastet duket bukur, megjithatë në përditshmëri për dallim nga femrat e tjera e preferon të dytën.

Madje shpesh bukuroshja ka treguar se duket bukur edhe me një grim tepër të thjeshtë.

Krejt natyrale pa pikë grimi e me flokë të shprishura është shfaqur së fundi afrona, e cila ka befasur për guximin ta shfaqë vetën edhe në këtë mënyrë.

Megjithatë sharmi dhe ëmëlësia nuk i mungon as kësaj radhe./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË