Mahmut Ferati dhe Shyhrete Behluli një kohë të gjatë ishin dueti më i mirë i estradës, shkruan “Kosovarja”.

Dyshja kanë qenë bashkëpunëtorë e miq të mirë, të cilët kanë realizur këngë e potpuri të shumta, që i kanë kënduar në evente të ndryshme.

Ishin ndër këngëtarët më të pëlqyer e më të kërkuarit në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë.

Me këngët dhe atmosferën që e kanë krijuar, dyshja ishte e jashtëzakonshme, thjeshtë kanë qenë dhe do të mbesin të pa zëvendësuar.

Edhe sot këngët e tyre janë më të pëlqyerat dhe më të dëgjuarat e muzikës popullore, shkruan “Kosovarja”.

U fol se marrëdhënia e tyre nuk është si më parë dhe sa ka pasur përplasje të vogla mes vete, por kjo gjë asnjëherë nuk u konfirmua nga personazhet.

Megjithatë këngëtarët po vazhdojnë rrugët e tyre, ndonëse jo bashkë suksesi nuk po iu mungon.

Mahmut Ferati jo rrallë publikon foto e video në rrjetet sociale.

Ndërsa sot duket se po ndjenë nostalgji për kohën sa ka kënduar me Shyhreten, kjo pasi ka publikuar një fotografi me të.

Se a do të kthehen me një bashkëpunim të radhes pas kaq kohësh mbetët të shihet.

Ndërkohë Shyhretja nuk po i ndal duetet, ajo kohëve të fundit ka realizuar disa këngë me vajzen e saj Engjellusha Salihun./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË