Mahmut Ferati është njëri ndër këngëtarët më të dashur të muzikës popullore.

Ai ka vite që është pjesë e skenës muzikore dhe qysh nga fillimi ka fituar dashurinë e publikut shqiptar.

Këngëtari nga Tetova sot feston ditëlindjen e 58-të dhe në këtë ditë të veçantë për të ai ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e tij.

Kolegu i tij, këngëtari Shaqir Cërvadiku i ka uruar ditëlindjen atij, duke i dëshiruar suksese e lumturi pafund pranë familjes. “Urime ditëlindja mik e koleg i nderuar Mahmut. Shëndet,suksese e lumturi pafund pranë familjes”, ka shkruar Cërvadiku krahas fotografisë së publikuar në Instagram.

Ndër këngët më të njohura të tij janë “Shko”, “Sille botën krejt”, “Të takova”, “Si je”, e shumë të tjera.

Në repertuarin e tij të pasur veçohen edhe bashkëpunimet me këngëtaren e dashur të estradës, Shyhrete Behlulin, me këngëtarin Milaim Mezini, me Shaqir Cërvadikun, e shumë emra të tjerë.

Së fundi, me Shaqirin kanë sjellë projektin “Vokrri n’zemrat tona”, dedikim për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri. Këngëtari është i martuar dhe ka dy fëmijë, Argjendën dhe Granitin./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË