Raporti mes kolegëve të çfardëdo fushe si në çdo vend të botës edhe tek shqiptarët ka kriza në periudha të caktuara.

Kjo ndodhë për arsye të shumta që lidhen me raportet personale, kolegiale shpesh edhe xhelozia mes vete, e që vjen deri te keqkuptimet e ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Kur jemi tek këngëtarët shqiptarë, ka shumë prej tyre që kanë arritur sukses të jashëzakonshëm në karrierë por që vazhdojnë të jenë të thjeshtë, modest dhe të afërt me të gjithë.

I tillë është këngëtari shumë dashur për publikun Mahmut Ferati. Ai është dalluar gjithmonë për zërin e mrekullueshëm të tij dhe është nga këngëtaret më të kërkuar për ahengjet familjare.

Mahmut Ferati gëzon raporte të mira me të gjithë kolegët e tij, madje në llogarinë e tij në Instagram mbanë fotografitë me të gjithë ata, shkruan “Kosovarja”.

Për dallim nga shumë artistë të tjerë që rrallë publikojnë në profilet e tyre foto me kolegë, Mahmut Ferati i ruan edhe fotografitë më të vjetra.

“Revista Kosovarja” iu sjellë disa nga këto imazheqë këngëtari i mbanë në profilin e tij.
/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË