Babai i saj bëri që gjenerata të tëra të dëgjojnë muzikën e mirëfilltë shqiptare.

Me zërin e tij të mrekullueshëm Mahmut Ferati mbetet akoma ndër këngëtarët më të popullarizuar që ka një audiencë të gjer, shkruan “Kosovarja”.

Krijimtaria e tij ndër vite ka bërë që të jetë i kërkuar si në mbrëmje ashtu edhe në dasma të ndryshme.

E kur jemi tek familja, për publikun tashmë është e njohur vajza e tij Argjenda Ferati. Ajo është një femër me stil e cila shpeshherë ndanë imazhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Argjendën për dallim nga fëmijët e kënëgtarëve të tjerë e shohim shpesh natyrale, pa grim, e kjo gjë asaj nuk i bën përshtypje.

Së fundi ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram. Argjenda shfaqet me xhinse të shkurtëra dhe një bluzë të thjeshtë, veshje kjo që na kujton ditët e nxehta të verës.

Megjithatë ajo ka shfrytëzuar kohën e mirë sot duke shijuar në mënyrën e saj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË