Mahmut Ferati është këngëtar shumë i njohur e i kërkuar. Prej shumë vitesh ai i ka bërë vend vetes në skenën tonë muzikore, ku është aktiv prej 40 vitesh.

Ndoshta nuk e keni ditur, po mësimet e para për muzikë ai i ka marrë nga vëllai i tij, Murtezan Ferati, tash i ndjerë, shkruan “Kosovarja”.

Në shkollën fillore, çdoherë mësuesit dhe arsimtarët i kanë dhënë prioritet dhe përparësi në çdo lëmi, sepse ishte zëri ai që i qelte rrugët.

Sot, Mahmut Ferati është këngëtar dhe njëkohësisht arsimtar. Ai, që nga koha e studimeve jeton në Prishtinë, ku ka ndërtuar jetën dhe familjen e tij.

MUND TË JU PËLQEJNË