Mahmut Ferati vazhdon ta ushtrojë profesionin e mësimdhënësit.

Këngëtari i njohur Mahmut Ferati krahas muzikës, prej vitesh është i angazhuar edhe në arsim.

Ai është profesor në gjminazin “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Gjatë ditës së sotme, në medie ka qarkulluar lajmi se Ferati ka hequr dorë nga profesioni i mësimdhënësit dhe kjo për shkaqe shëndetësore.

Por, këngëtari e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se ende është profesor.

“Jo, ajo është rrenë, ende punoj si profesor”, deklaroi Mahmut Ferati.

Për ndryshe, artisti ëashtë shumë aktiv edhe me projekte të reja muzikore. /Lajmi.net

MUND TË JU PËLQEJNË